Ballina Lajme nacionale Pa maska mbrojtëse dhe shkelën orën policore, policia gjobit 1124 persona gjatë...

Pa maska mbrojtëse dhe shkelën orën policore, policia gjobit 1124 persona gjatë 24 orëve të fundit

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Pa maska mbrojtëse dhe shkelën orën policore, policia gjobit 1124 persona gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit policia ka gjobitur 1,124 qytetarë që nuk kanë zbatuar rregullat anti-covid. Mësohet se me 3.000 lekë janë gjobitur nga Patrullat e Përgjithshme 916 qytetarë që janë kapur nga policia pa maskat mbrojtëse.

Me të njëjtën masë administrative janë gjobitur edhe 187 qytetarë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi e kanë paraqitur dokumentin e identifikimit ata janë gjobitur dhe janë lënë të lirë.

Me 1 milionë lekë janë gjobitur administratorët e 6 subjekteve që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 15 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Pa maska mbrojtëse dhe shkelën orën policore, policia gjobit 1124 persona gjatë 24 orëve të fundit
Jonida Dama

---- ---- ----
-----