Ballina Sport Ozil dhuron shumën marramendëse për të varfërit gjatë muajit të Ramazanit

Ozil dhuron shumën marramendëse për të varfërit gjatë muajit të Ramazanit

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mesfushori gjerman i Fenerbahçe, Mesut Ozil, i ka dhuruar 120,770 dollarë ‘Gjysmëhënës së Kuqe Turke’ për një fushatë ndihme të zhvilluar gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Shoqata Turke e Gjysmëhënës së Kuqe tha në një deklaratë dje se donacioni i Ozil do të përdoret për të siguruar 2,800 pako të ndihmës ushqimore për të varfërit në Turqi, 1000 parcela ushqimore në Indonezi dhe 750 parcela për myslimanët Rohingya në kampe refugjatësh në Bangladesh.

Në deklaratë theksohet se vaktet e iftarit do t’u shërbehen gjithashtu jetimëve në Idlib të Sirisë dhe kryeqytetit Somali, Mogadishu, gjatë gjithë muajit të shenjtë.

Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Dr Kerem Kinik tha se për vite, Ozil ka kontribuar në përhapjen e buzëqeshjeve në fytyrat e mijëra fëmijëve në shumë vende.

Ozil është një futbollist profesionist turko-gjerman i cili më parë ka luajtur për Arsenal Football Club./abcnews.al

The post Ozil dhuron shumën marramendëse për të varfërit gjatë muajit të Ramazanit appeared first on Abc News.

---- ----
-----