Ballina LifeBizare Oxfam: “Mos blini rroba për një muaj”!

Oxfam: “Mos blini rroba për një muaj”!

125
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shtatori “second hand” është një nismë e fundit që synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi impaktin që ka tek ambienti industria e modës.

Ky muaj simbolizon një pozicion mitik në këtë industri, kur revistat bombardohen tradicionalisht me reklama e thirrje për blerjet e sezonit të ri.

Këtë vit megjithatë, periudha më e rëndësishme e blerjeve do të trazohet nga shtatori “second hand”, një iniciativë që synon t`i nxisë konsumatorët të mos blejnë asnjë rrobë të re përgjatë 30 ditëve të ardhshme.

Fushata e organizuar nga Oxfam synon të rrisë ndërgjegjësimin e ndikimit mbi ambientin dhe synon që ndryshimet të jenë afatgjata.

Ka dhe nisma të tjera që i shtyjnë klientët të mos hyjnë në dyqane për të blerë rroba, siç është ajo e Extinction Rebellion, i cili shkon deri aty sa të pretendojë të mos bëhen blerje të kësaj natyre për një vit dhe që ka kërkuar të anulohet javë londineze e modës!

Gazeta Shqip

---- ----
----
----- ----
-----