Ballina Lajme nacionale Osmani uroi Bulliqin në realizimin e objektivave me interes për llapjanët

Osmani uroi Bulliqin në realizimin e objektivave me interes për llapjanët

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim Ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila ka vizituar sot Podujevën.

Me këtë rast, siç ka informuar komuna e Podujevës, Osmani e ka uruar kryetarin Bulliqi për marrjen e besimit të qytetarëve llapjanë për të udhëhequr me Komunën e Podujevës dhe i ka uruar suksese në realizimin e objektivave dhe projekteve me interes për qytetarët llapjanë.

Ndërsa, kryetari Bulliqi e ka falënderuar Osmanin për vizitën dhe ka premtuar bashkëpunim institucional dhe angazhim në realizimin e projekteve, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Podujevës.

“Pas takimit, kryetari Bulliqi dhe u.d. Presidentja Osmani kanë bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Ali Ajeti dhe te shtatorja e dëshmorëve të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.”, ka informuar komuna përmes komunikatës./21Media



The post Osmani uroi Bulliqin në realizimin e objektivave me interes për llapjanët appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----