Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësuesit e Listës Serbe për t’u konsultuar rreth caktimit të zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses për pavlefshmërinë e Qeverisë Hoti.
Ky ishte takimi i fundit i Osmanit me përfaqësues të partive parlamentare.
Gjatë ditë së sotme, Osmani priti në takim edhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate, AKR dhe përfaqësues të Grupit 6+.
Ndërsa, gjatë së martës, Osmani ka pritur në takim kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, përfaqësuesin e LDK-së, Arban Abrashin, përfaqësuesin e PDK-së, Memli Krasniqin si dhe përfaqësuesin e AAK-së, Besnik Tahirin.
The post Osmani u takua me përfaqësuesit e Listës Serbe appeared first on RTV21.