Ballina Lajme nacionale Osmani u takua me kryeministrin bullgar Borisov

Osmani u takua me kryeministrin bullgar Borisov

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Shkup, 16 mars – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot u takua me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Takimi, siç publikoi Osmani në profilin e tij në Fejsbuk, është mbajtur në aeroportin në Sofje.

Osmani sot qëndron për vizitë pune në Zvicër dhe një Spanjë. Vizitat e punës në Zvicër dhe në Spanjë janë pjesë e aktiviteteve diplomatike për prezantim të dosjes evropiane të vendit, por edhe për mobilizimin e diasporës sonë për përfshirje në procesin e regjistrimit në suaza të Regjistrimi 2021″. qëndron në kumtesë.

Shefi i Diplomacisë dje në konferencën për shtyp deklaroi se zgjidhja e çështjeve kontestuese me Bullgarinë fqinje nuk është ngritur si kusht i Bashkimit Evropian për fillim të negociatave për anëtarësim. Sipas tij, insistimi i eurokomisarit për zgjerim Oliver Varheji kjo çështje të zgjidhet më shpejtë vjen për shkak të faktit se, të gjitha vendimet në Union sillen me konsensus dhe se derisa nuk ka pëlqim nga Bullgaria procesi i negociatave nuk mund të fillojë.

Ai tha se tani nuk ka asgjë të re në lidhje me bisedat me Bullgarinë ndërsa fokusi ynë, për momentin është në punët e Marrëveshjes me Bullgarinë për të cilat kemi më pak dallime, sepse, siç theksoi, e qartë është se politika në Sofje është fokusuar në çështjet e tyre të brendshme dhe zgjedhjet të cilat së shpejti do të mbahen.

“Por është mirë që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzohen ditët, të komunikohen institucionet sa i përket politikës sektoriale”, deklaroi dje Osmani.

The post Osmani u takua me kryeministrin bullgar Borisov appeared first on KOHA.

---- ----
-----