Ballina Lajme nacionale Osmani thotë Daçiq me tendencën për fshehje të krimeve ka bërë krim...

Osmani thotë Daçiq me tendencën për fshehje të krimeve ka bërë krim të dyfishtë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Përgjegjësinë për mos miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ia ka atribuuar tërësisht kryeministrit Avdullah Hoti.

Ajo në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se mungesa e numrave të koalicionit qeverisës nuk është përgjegjësi e saj.

Osmani tha se krahas seancës së enjtes, edhe të premten mund të ketë seancë ku pritet që kryeministri Hoti të raportojë për 100 ditshin e punës.

Kryeparlamentarja përsëriti qëndrimin e saj kundër Qeverisë Hoti, ku tha se e njëjta nuk do të duhej të formohej fare.

Ajo ndërkaq dënoi deklaratat e ministritë të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se reagimi i Qeverisë Hoti është i vonshëm.

Osmani tha se Daçiq me tendencën për fshehje të krimeve ka bërë krim të dyfishtë dhe se Qeveria e Kosovës nuk do të duhej të negocionte me Serbinë.

The post Osmani thotë Daçiq me tendencën për fshehje të krimeve ka bërë krim të dyfishtë appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----