
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka ftuar të dëgjohet ministri i Jashtëm të Serbisë, duke kërcënuar serbët nëse tregojnë se ku janë varret e personave të pagjetur shqiptarë.
Sipas Osmanit, deklarata e tillë duhet dëgjohet shumë herë nëse dikush ende beson se liderët që e drejtojnë Serbinë kanë ndryshuar. Osmani tutje ka thënë se Serbia aktualisht ende drejtohet nga mendje “gjenocidale”.
“Dëgjojeni ministrin e Jashtëm të Serbisë duke kërcënuar serbët të cilët po tregojnë vendet ku janë varrosur të pagjeturit shqiptar në Serbi. Dëgjojeni përsëri e përsëri, nëse besoni se liderët e Serbisë kanë ndryshuar. Fatkeqësisht, Serbia ende drejtohet nga mendje gjenocidale”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Listen to
FM Dacic threatening serbs who are showing the places where Albanian victims are buried around
. Listen again&again, if you were ever fooled to think that
leaders have changed. Sadly, Serbia is still led by these deplorable genocidal minds.https://t.co/i4DHv1d2Ig
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) October 2, 2020
The post Osmani: Serbia drejtohet nga mendje gjenocidale appeared first on RTV21.