Ballina Lajme nacionale Osmani refuzon Thaçin, presidenti: Kuvendi s’ka pronar

Osmani refuzon Thaçin, presidenti: Kuvendi s’ka pronar

71
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me kërkesën e sotme për seancë.

“I nderuar president Thaçi, ju falënderoj për letrën tuaj dërguar sot, me të cilën keni shprehur gatishmërinë për t’iu drejtuar Kuvendit në orën 16:00. Ju njoftoj se në përputhje me praktikat e mëhershme, të ngritura tashmë nga Presidentët që kanë shërbyer para jush, kërkesa për t’iu drejtuar Kuvendit duhet të dërgohet disa ditë më herët, në mënyrë që ai të ketë kohë për ta organizuar seancën”, ka shkruar Osmani.

Për më tepër, thekson ajo, Kuvendi i Kosovës ashtu si dhe shumica e deputetëve do të jenë të angazhuar në aktivitetet për nder të Epopesë së UÇK-së.

“Ato do të mbahen përgjatë datave 5, 6 dhe 7 mars. Kurse në 9 mars, Kuvendi do të organizojë seancë tematike me qëllim sensibilizimin e opinionit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, shkruan Osmani. Thaçi tha më herët se nëse nuk i lejohet raportimi në parlament, do të mbajë një konferencë për shtyp. “Askush nuk është pronar i Kuvendit”, ka deklaruar ai.

---- ----
----
-----
-----