Ballina Lajme nacionale Osmani pret mbështetje nga Nisma për rrëzimin e Qeverisë

Osmani pret mbështetje nga Nisma për rrëzimin e Qeverisë

18
SHPËRNDAJE

Nga partitë opozitare po kërkohet rrëzimi i Qeverisë.

Ndonëse ka kohë që LDK-ja, Vetëvendosja dhe PSD-ja, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve, fillimi i muajit shtator pritet të jetë koha kur mocioni i mosbesimit do të hidhet për votim në Kuvend.

Nga LDK pranojnë se ende nuk i kanë votat e nevojshme, derisa janë të bindur se në fillim të vjeshtës do të arrijnë t’i bindin edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës për ta mbështetur iniciativën e tyre.

“Bashkëpunimi ynë gjatë këtyre muajve dhe në përgjithësi gjatë këtyre dy vjetëve të qeverisjes Haradinaj, ka qenë më së shumti me deputetë të NISMA-s por kjo nuk përjashton edhe deputetë të tjerë individualë të partive të tjera të cilët mund të kenë pakënaqësi me qeverisjen aktuale”, ka thënë Osmani, për KTV-në.

“Pra, jemi të bindur që, përafërsisht, gjatë gushtit ne do të finalizojmë numrin e votave që janë të nevojshme, mirëpo assesi nuk dëshirojmë që pa i pasur votat e sigurta ta hedhim në votim mocionin sepse kjo do t’i jepte Qeverisë Haradinaj jo vetëm edhe 6 muaj shtesë qeverisja por do t’i jepte fuqi më të madhe politike dhe natyrisht ky nuk është qëllimi ynë”, ka shtuar më tej ajo.

-----