Ballina Lajme nacionale Osmani pret Abdixhikun në zyrë: E përgëzova për rolin konstruktiv të LDK-së...

Osmani pret Abdixhikun në zyrë: E përgëzova për rolin konstruktiv të LDK-së pas zgjedhjeve

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Osmani e ka përgëzuar Abdixhikun, për rolin, sipas saj, konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Sigurova Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të veçantë për temat e interesit kombëtar. Në këtë drejtim, mirëpres kontributin e të gjitha partive politike opozitare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkroi Osmani në Facebook.

“Me Abdixhiku u pajtuam që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe shoqëror”, shton ajo.

POSTIMI I PLOTË

Partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin. Prandaj, sot prita në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. E përgëzova atë për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sigurova z. Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të vecantë për temat e interesit kombëtar. Në këtë drejtim, mirëpres kontributin e të gjitha partive politike opozitare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve.

Me z. Abdixhiku u pajtuam që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe shoqëror. /abcnews.al/

The post Osmani pret Abdixhikun në zyrë: E përgëzova për rolin konstruktiv të LDK-së pas zgjedhjeve appeared first on Abc News.

---- ----
-----