Ballina Lajme nacionale Osmani: Nuk hyj në listën e LDK-së nëse bën koalicion me partitë...

Osmani: Nuk hyj në listën e LDK-së nëse bën koalicion me partitë që kanë zhvatur Kosovën

64
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kërcënoi se nuk do të hynte në listën garuese me LDK-në, nëse kjo parti do të kërkonte të bënte koalicion me partitë e PAN-it.

“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyjë asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”, tha Osmani.

Nënkryetarja e LDK-së, tha se nxitimi i partisë së saj për të proceduar me mocionin e mosbesimit të Qeverisë nuk mund të arsyetohet me dialogun si argument.

Ajo tha se tarifa tashmë nuk ekziston, por ka trajtim të barabartë në aspektin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë.

-----