Ballina Lajme nacionale Osmani: Nënat vetushqyese kanë nevojë për mbështetje e jo paragjykime

Osmani: Nënat vetushqyese kanë nevojë për mbështetje e jo paragjykime

12
SHPËRNDAJE

 

 

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me gjendjen në të cilën ndodhen nënat vetushqyese, duke thënë se shumë prej tyre përballen me diskriminim shoqëror, duke ua pamundësuar, ndër tjerash, të përfitojnë edhe nga ndarja e pasurisë.

Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka shkruar se proceset gjyqësore rëndojnë gjendjen e këtyre nënave dhe krijojnë ambient për manifestim e akteve të dhunës në familje, të cilat në disa raste përfundojnë edhe me humbje të jetës.

Nënat vetushqyese kanë nevojë për mbështetje e jo paragjykime. Trajtimi i barabartë i secilës nënë, por në raste të caktuara edhe baba si prind vetushqyes, është domosdoshmëri për një shoqëri e cila nuk synon të udhëhiqet nga idetë izoluese, por nga ato të gjithëpërfshirjes, solidarizimit, inkurajimit dhe bashkëpunimit. Koncepti i familjes dhe pikëpamjet filozofike mbi raportet familjare kanë evoluar, e ngjashëm duhet të avancojë respekti, konsiderata dhe përkrahja e nënave vetë-ushqyese në çdo rreth e organizim shoqëror”, ka shkruar Osmani.

Diskriminimi i shumëfishtë për nënat vetë-ushqyese- Nënat vetë-ushqyese diskriminohen nga drejtësia!Shumë nëna…

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Dienstag, 20. Oktober 2020

The post Osmani: Nënat vetushqyese kanë nevojë për mbështetje e jo paragjykime appeared first on RTV21.

-----