Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me ç’rast, e uroi dhe i dëshiroi sukses në punë.
Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, duke siguruar se Kuvendi do të jetë çdoherë i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes të dy institucioneve, në nivelet më të larta.
“Ajo po ashtu i bëri thirrje Avokatit të Popullit që t’i kushtojë vëmendje të posaçme barazisë gjinore dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në tërësi.”, u bë e ditur në komunikatë.
Në anën tjetër, Qelaj falënderoi Kuvendin për besimin e dhënë në përzgjedhjen e tij dhe u shpreh se do të punojë në avancim të mëtutjeshëm në punën e Institucionit të Avokatit të Popullit.
Ai përgëzoi Kuvendin për miratimin e amendamentit kushtetues lidhur me Konventën e Stambollit, duke e cilësuar si marrje të përgjegjësisë konkrete për të parandaluar dhunën në baza gjinore.
“Në fund të takimit, Kryetarja Osmani i dhuroi Avokatit të Popullit një Kushtetutë, si thirrje për t’u angazhuar në mbrojtjen e vlerave dhe të drejtave fundamentale që i garanton akti më i lartë juridik i vendit tonë.”, u bë e ditur më tutje në komunikatën e dërguar nga Kuvendi./21Media
The post Osmani i bëri thirrje Avokatit të Popullit që t’i kushtojë vëmendje barazisë gjinore appeared first on RTV21.