Ballina Lajme nacionale Osmani fton partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja

Osmani fton partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për nesër në takim subjektet politike për të diskutuar mbi datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Partitë politike do të ftohen nesër nga u.d. presidentja Osmani për ta diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve”, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media i ushtrueses së detyrës së presidentes.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

The post Osmani fton partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----