Ballina Lajme nacionale Osmani: Biden e di se kush ishte agresori, e kush ishte Millosheviqi

Osmani: Biden e di se kush ishte agresori, e kush ishte Millosheviqi

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

 

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e ka ndihmuar Kosovën që t’i hapen dyert në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin amerikan.

Kështu deklaroi ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Click Plus të TV21.

Osmani tha se Biden gjithnjë e ka ditur që jemi një popull i shtypur, dhe se nuk ka njeri që atij ia ndryshon qasjen rreth së vërtetës në Ballkan.

Tutje u.d së presidentes tha se Kosova i ka shpresat që Biden dhe Kamala Harris do të kenë qasje që bazohen vetëm në të vërtetën.

“Biden e di se kush ishte agresori dhe viktima. Ai e di se kush ishte Millosheviqi”, u shpreh Osmani./21Media

The post Osmani: Biden e di se kush ishte agresori, e kush ishte Millosheviqi appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----