Ballina Lajme Bota/Rajoni Oslo vendos masa të rrepta kufizuese

Oslo vendos masa të rrepta kufizuese

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në kryeqytetin e Norvegjisë do të mbyllen të gjitha shkollat ​​e mesme dhe vizitat private do të kufizohen në dy persona deri në fillim të prillit me qëllim të luftimit kundër përhapjes së koronavirusit, kumtoi mbrëmë kryetari i Oslos, Raimond Jahansen.

Norvegjia po përballet me valën e tretë të epidemisë.

“Nuk ka dyshim se tani jemi në valën e tretë. Këto masa janë shtesë e atyre ekzistuese dhe, me pak fjalë, do të jenë masat më invazive të vendosura në Oslo që nga fillimi i pandemisë,” tha Johansen në konferencë shtypi.

Kopshtet dhe shkollat ​​fillore mbeten të hapura, por zonat në kryeqytet ku infeksioni është më i përhapur, fëmijët më të moshuar që shkojnë në shkollat fillore do të kalojnë në mësimdhënie onlajn.

Në kryeqytet, ku dominon varianti më ngjitës, i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe si B.1.1.7, autoritetet lokale i kanë mbyllur të gjitha dyqanet përveç dyqaneve ushqimore dhe disa shkolla, dhe i kufizuan restorantet të shërbejnë ushqim.

Shumica e infeksioneve të reja paraqiten tek fëmijët, kumtuan autoritetet.

The post Oslo vendos masa të rrepta kufizuese appeared first on KOHA.

---- ----
-----