Ballina Lajme nacionale Organizimi i lojërave të fatit, shtatë persona në Prishtinë shoqërohen në polici

Organizimi i lojërave të fatit, shtatë persona në Prishtinë shoqërohen në polici

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shtatë persona në Prishtinë shoqërohen në Polici për organizim të lojërave të fatit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kryeqytet, gjatë dy aksioneve të ndërmarra ditën e djeshme, kanë ndaluar shtatë persona për shkak të organizimit të lojërave të fatit, veprimtari kjo e jashtëligjshme në vend.

Në bulevardin “Bill Klinton”, dje në orën 21:00, njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin në të cilin ishin duke u organizuar lojëra të fatit. Nga këtu, katër të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 20 shtëpiza kompjuterike, 20 televizorë, 2 DVR, 4 telefona mobilë, disa pajisje elektronike dhe 1410.5 euro parë të gatshme.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në një aksion tjetër, në rrugën e UÇK-së po në Prishtinë, në orën 21:45, njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin tjetër në të cilin ishin duke u organizuar lojëra të fatit.

“Tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, një lap-top, pesë televizorë dhe 661.30 euro pra të gatshme”, thotë Policia.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

---- ---- ----
-----