Ballina AKTUALE Organizata Gjermane “HELP” ftesë për tenderë për ndërtim të shtëpive private në...

Organizata Gjermane “HELP” ftesë për tenderë për ndërtim të shtëpive private në Bujanoc

543
SHPËRNDAJE

Organizata gjermane “Help” ka bërë ftesë publike për pjesëmarrje në procedurën e tenderit për ndërtimin e 31 shtëpive private të përfituesve të projektit.

Ky tenderë bëhet në kuadër të projektit “Menaxhimi i Migracionit dhe Mbështetja për Kthimin e Azilkërkuesve (Faza 2)” dhe realizohet nga organizata gjermane “Help – Hilfe zur Selbsthilfe” në Serbi.

Kontratat do të ndahen në Pirot, Nish, Nishka Banja, Merosina, Gadzin Han, Doljevac, Zitoradja, Aleksinac, Prokuplje, Subotica, Obrenovac, Leskovac, Bujanoc dhe Vrajë.

Ofertuesit e interesuar mund të shkarkojnë dokumentacionin e tenderit në faqen e internetit të organizatës “Help” www.help-serbia.org.rs.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 9 tetor deri në orën 14:00. Hapja e ofertave do të organizohet në të njëjtën ditë duke filluar nga ora 14.15 në zyrën e organizatës “Help” në Beograd.

Shihni më shumë rreth tenderit në portalin eKapija.

-----