Ballina Sport “Ordiner dhe palaço djalë”, Demi shpërthen pas ndeshjes ndaj arbitrit Meta

“Ordiner dhe palaço djalë”, Demi shpërthen pas ndeshjes ndaj arbitrit Meta

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Laçi ia doli të fitojë sot ndaj Partizanit, falë penalltive, ku kurbinasit ishin më të saktë. Megjithatë pritej të kishte polemika për arbitrimin dhe kështu ndodhi.

Në pjesën e parë Ignjatovic ndërhyri në zonë ndaj Çinarit, por arbitri kryesor, Kridens Meta nuk fërshëlleu, teksa një episod i ngjashëm ndodhi edhe në pjesën e dytë, megjithëse jo kaq flagrant.

 

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ashpër presidenti i Partizanit, Gazmend Demi. Për Panorama Sport pas ndeshjes ai ka lëshuar ofendime për arbitrin Meta, i cili sipas tij nuk akordoi dy penallti të rregullta.

“Një ordiner, një Kridens Meta, s’kam çfarë them tjetër, ai është një palaço djalë, ishin dy penallti të pastra. S’kam çfarë them, ndeshjen e patë vetë, jeni specialistë më të mire se mua”, mësohet të jetë shprehur Demi. /abcnews.al

 

The post “Ordiner dhe palaço djalë”, Demi shpërthen pas ndeshjes ndaj arbitrit Meta appeared first on Abc News.

---- ----
-----