Ballina Sport Operohet Davide Calabria, Milani zbulon kohën e rikuperimit

Operohet Davide Calabria, Milani zbulon kohën e rikuperimit

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Davide Calabria është operuar në gju, sikurse edhe njoftuan ditën e djeshme mediat në Itali. Mbrojtësi i Milanit do të mungojë për kuqezinjtë për të paktën 30 ditë, sikurse edhe ka njoftuar klubi kuqezi.

“AC Milan njofton se Davide Calabria iu nënshtrua një operacioni për të zgjidhur problemin në meniskun e gjurit të tij të djathtë. Operacioni i kryer në klinikën La Madonnina nga dr. Roberto Pozzoni kaloi me sukses. Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë rreth 30 ditë”, shkruan Milani mes të tjerash.

Calabria ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit dhe ndalet në një moment delikat të sezonit. Trajneri Stefano Pioli do të duhet të mendojë për të tjera zgjidhje në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe fatmirësisht alternativat i ka. /abcnews.al

The post Operohet Davide Calabria, Milani zbulon kohën e rikuperimit appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----