Ballina Lajme nacionale Operacion në Vlorë dhe Lushnjë për arrestimin e atentatorit të dytë të...

Operacion në Vlorë dhe Lushnjë për arrestimin e atentatorit të dytë të prokurorit Ndoj (EMRI)

2
SHPËRNDAJE

Prej një ore Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion në të njëjtën kohë, por në dy qytete të ndryshme me qëllim arrestimin e personit të dytë të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoj.

Lajmi fillimisht u pohua nga Carlo Bollino i ftuar në studion e “Open” të gazetares Eni Vasili, por më pas u konfirmua edhe nga Gazeta Shqip. Një njësi speciale e Policisë së Shtetit ka ndërmarrë operacionin në Vlorë dhe Lushnjë.

Sipas burimeve policore, në këtë operacion në të njëjtën kohë, por në dy qytete është duke vijuar ende operacioni, por pa dhënë aspak detaje për ndonjë të arrestuar.

Ndërkohë, ajo që konfirmohet zyrtarisht lidhet vetëm me faktin se ka një operacion që po zhvillohet dhe se ai është ndërmarrë për të mundësuar arrestimin e personit të dytë dhe të tretë pas Redjan Rrajës, të dyshuar si autorë të mundshëm të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Landi Muharremit, i njohur edhe si “Rrumi”,  dhe Andi Malokut.

Ky i fundit, për fat të keq ka humbur jetën, për shkak të plagëve. Ndërkaq, një tjetër burim tha se në Lushnje dhe Vlorë janë kontrolluar shumë banesa, por me qëllim të qartë për të bërë të mundur vetëm ata që ishin pjesë e kërkimit policor dhe jo të tjerë. Pjesë e operacionit ka qenë njësia speciale dhe nga frika e ndonjë dekonspirimi të mundshëm nuk është njoftuar asnjë prej njësive policore lokale.

Ndërsa gazetari Spartak Koka, tha se personi në kërkim është shtetasi Julian Sulo. Është eksponent i njohur i botës së krimit jeton mes Durrësit dhe Lushnjës. Ka njohje me një grup rival të Pëllumb Muharremit. Përpara disa kohësh i janë sekuestruar edhe shumë para”, tha gazetari.

Ndërkohë, për këtë rast kohë më parë policia njoftoi zyrtarisht se i kishte sekuestruar 70 mijë euro dhe automjetin me vlerë 100 mijë euro shtetasit, Julian Sulo, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.