Ballina Sport Olsi Rama: Partizan i bukur, por nuk jemi ku duhet. Po presim...

Olsi Rama: Partizan i bukur, por nuk jemi ku duhet. Po presim CAS-in

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Partizani arriti një fitore fantastike ndaj Kukësit ditën e djeshme. “Demat” triumfuan 4-1 ndaj një rivali direkt. Suksesi i dytë radhazi dhe vendi i dytë në kampionat, teksa në mesjavë i pret një tjetër përballje e vështirë në Laç.

Administratori i Përgjithshëm i klubit kryeqytetas, Olsi Rama, në një prononcimin për mediat, ka prekur disa tema të ndryshme. Loja e bukur është kryesorja, një gjë e tillë ndodhi ndaj Kukësit, por Rama shuan euforinë dhe deklaron se Partizani ka mundësi për më shumë.

Tri pikë ndaj një kundërshtari të fortë si Kukësi. E prisnit?

Kam kohë që pres një Partizanin që të luajë kështu, madje mendoj se nuk jemi shprehur as sot (dje) në nivelin që kemi mundësinë të japim. Është një dhuratë e bukur pas Krishtlindjeve edhe për djemtë që gjetën kënaqësinë e një fitoreje me katër gola dhe për të gjithë tifozët e Partizanit që e meritojnë një kënaqësi të tillë për mbylljen e vitit.

Merkato ende e bllokuar, jeni brenda pritshmërive?

Pritshmëritë e mia kanë të bëjnë me lojën e ekipit dhe mendoj se stafi ka punuar ashtu siç duhet për një stilt ë caktuar në lojë, që lojtarët të zbatojnë detyrat dhe të jenë të përpiktë në zbatimin e tyre, duke bërë lojë të rrjedhshme. Nuk jemi koma aty ku duhet.

Zhbllokimi i merkatos?

Kemi bërë maksimumin dhe presim vetëm përgjigjen nga gjyqtari I CAS, shpresojmë se vjen para fundit të vitit në mënyrë që të kemi mundësi të bëjmë blerje në janar. Besoj se do të përforcohemi edhe më shumë.

Dhuratë për Krishtlindje kjo me Kukësin, për Vitin e Ri prisni dhurata në duelin me Laçin?

Gjithnjë pres që djemtë të hyjnë në fushë dhe të japin maksimumin. Kanë një fat të madh se janë të aftë në këtë profesion, kanë pasionin e duhur dhe e di se në Laç do marrim rezultat pozitiv.

Mungesa e Dajës në stol?

Daja i ka sqaruar vetë problemet që ka pasur, në asnjë moment nuk dëshiron të vijë dhe të krijojë situata në ekip edhe pse nuk ka Covid-19 sepse ka dalë negative. Edhe nëse do kishte, pas kaq ditësh nuk do ishte më transmetues, por vazhdon të ketë besim te stafi dhe djemtë. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe asgjë nuk bëhet pa këshillën e tij.

---- ----
----
-----
-----