Ballina Lajme Bota/Rajoni OKB kërkon më shumë bashkëpunim për uljen e ndikimit të pandemisë në...

OKB kërkon më shumë bashkëpunim për uljen e ndikimit të pandemisë në turizëm

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

OKB-ja kërkoi më shumë bashkëpunim dhe koordinim mes anëtarëve për të limituar ndikimin shkatërrues të pandemisë mbi turizmin, nga i cili disa vende nxjerrin të ardhurat e tyre kryesore.

“Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, mbërritja e turistëve të huaj është reduktuar me më shumë se gjysmën dhe rreth 320 miliardë dollarë nga të ardhurat turistike kanë humbur”, theksoi në një komunikatë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Sipas Kombeve të Bashkuara, humbja në vitin 2020 mund t’i kalojë 900 miliardë dollarët.

“Në total, janë 120 milionë vende pune që kërcënohen, veçanërisht të mbajtura nga gratë dhe të rinjtë”, theksoi Guterres duke botuar një broshurë që përcakton gjendjen e sektorit dhe përmban disa rekomandime, përfshirë atë të një koordinimi më të mirë midis shteteve.

“Kriza është një tronditje e madhe për ekonomitë e zhvilluara, por për vendet në zhvillim është një emergjencë që duhet të adresohet, veçanërisht për shumë shtete të vogla ishullore dhe vendet afrikane”, theksoi kreu i OKBs-së.

Që prej fillimit të pandemisë së COVID-19, vendet shpesh kanë vendosur masa të njëanshme për të kufizuar progresin e sëmundjes, si kufizimet, jarantinat apo kufizimet e aksesit për të huajt, që kanë shkaktuar një goditje për turizmin ndërkombëtar.

“Vetëm veprimi kolektiv dhe bashkëpunimi ndërkombëtar do të jenë në gjendje të rinngjallin  sektorin e turizmit në baza të reja të shëndosha”, thuhet në broshurën e OKB-së.

---- ----
-----