Ballina Sport Ofendimet, Granit Xhaka përplaset me tifozët: Ç’faj ka gruaja dhe vajza ime?

Ofendimet, Granit Xhaka përplaset me tifozët: Ç’faj ka gruaja dhe vajza ime?

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mesfushori i Arsenalit Granit Xhaka ka rënë pre e disa ofendimeve që prekin gruan dhe familjen e tij, për shkak të rezultateve të dobta të klubit.

Në një intervistë të fundit për mediat Xhaka është shfaqur shumë i mërzitur dhe ka kërkuar nga këta tifozë që të merren me të personalisht dhe jo më familjen e tij.

“Jam unë ai që luaj në fushë, nuk ka asnjë lidhje me këtë, gruaja, fëmija apo familja ime.

Nëse doni të kritikoni dhe të shani, bëjeni me mua, jo me familjen time. Do të doja t’i takoja këta njerëz, të ulesha me ta dhe t’i pyesja:

“Pse po i shkruani këto gjëra?” Sigurisht, ju mund të kritikoni dhe të thoni gjithçka që dëshironi për futbollin, por jo për individin ose familjen.

Unë nuk i shoh ata si miq të klubit tim. Tifozët e mbështesin skuadrën në fitore dhe në humbje. Ne kemi probleme vetëm nëse humbim. Nuk është problem kur fiton”, tha Xhaka.

---- ----
----
-----
-----