Ballina Sport Odise Roshi shënon golin e parë pas rikthimit nga dëmtimi

Odise Roshi shënon golin e parë pas rikthimit nga dëmtimi

16
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi, ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin rus me fanellën e Akhmat Groznit në përballjen ndaj Orenburgut, e vlefshme për javën e 4-t.

Mesfushori fierak nuk u preferua nga trajneri në startin e ndeshjes, teksa u hodh në fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë, duke zënë vendin e Bernard Berishës.

Vetëm 25 minuta i kanë mjaftuar futbollistit shqiptar, teksa në të 70-tën arriti të tundte rrjetën, pas daljes së gabuar të portierit, duke goditur saktë me kokë.

Ky është goli i parë i 28-vjeçarit, pas rikthimit nga dëmtimi i gjatë.

The post Odise Roshi shënon golin e parë pas rikthimit nga dëmtimi appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.