Ballina Lajme nacionale “ODIHR rrëzoi 30 qershorin…”, Basha zbërthen raportin dhe jep recetën për zgjidhjen...

“ODIHR rrëzoi 30 qershorin…”, Basha zbërthen raportin dhe jep recetën për zgjidhjen e krizës

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish për raportin e ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas kryedemokratit, raporti i ODIHR ishte i kujdesshëm për të mos acaruar klimën politike, por rrëzoi gjithashtu 30 qershorin

“Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi”, shkruan lideri i PDm tejsa i cilëson zgjedhjet të paligjshme.

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, shkruan Basha.

Gazeta SHQIP

---- ----
-----