Ballina Lajme nacionale O’Connell thotë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje sa më...

O’Connell thotë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje sa më parë

10
SHPËRNDAJE

Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka kërkuar që të arrihet marrëveshja me Serbinë.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se për zgjedhjet e jashtëzakonshme vendosin vet autoritetet kosovare mirëpo, ai ka kërkuar që të arrihet marrëveshja me Serbinë, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, O’Connell, po ashtu ka bërë të ditur se arritja e marrëveshjes me Serbinë është në interes të Kosovës dhe tërë rajonit.

Ai po ashtu ka sqaruar se deklarata e shteteve të QUINT-it është keqinterpretuar.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Çështja e mbajtjes së zgjedhjeve apo jo tërësisht i takon Kosovës. Kam lexuar “komentues” që pretendojnë se deklarata e QUINT-it ishte thirrje për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje.

Pse gazetat shtypin marrëzitë e tyre, pa na pyetur neve se çfarë mendojmë?

Nuk është çudi që qytetarët e Kosovës shpesh ndjehen të keqinformuar.

Por rifillimi i dialogut dhe përfundimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse është në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Kjo është arsyeja pse miqtë tuaj duan që të përgatiteni për të biseduar seriozisht sa më shpejt të jetë e mundur.

-----