Ballina Lajme nacionale OBSH: Shpërndarja e vaksinave mes vendeve të pasura dhe të varfra, një...

OBSH: Shpërndarja e vaksinave mes vendeve të pasura dhe të varfra, një çekuilibër tronditës

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësie (OBSH) ka kritikuar procesin e shpërndarjes së vaksinave midis vendeve të pasura dhe të varfra, duke e përshkruar atë si një “çekuilibër tronditës”.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se mesatarisht, një në katër njerëz në vendet e pasura ka marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, krahasuar me vetëm një në 500 njerëz në vendet me të ardhura të ulëta.

Mbetet një çekuilibër tronditës shpërndarja globale e vaksinave”, tha ai, gjatë një konferencë për media.

Kreu i OBSH e quajti COVAX, iniciativa e mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të shpërndarë vaksinat në mënyrë të drejtë, “një mekanizëm i fortë që mund të japë vaksinat më shpejt dhe më me efikasitet se çdo mekanizëm tjetër”. Gjithashtu vuri në dukje se COVAX deri më tani ka dhënë rreth 38 milion doza në të gjithë botën, ose të mjaftueshme për të mbuluar rreth 0.25% të popullsisë globale.

Tedros kritikoi vendet që planifikojnë të dhurojnë vaksina direkt kombeve të tjera në vend që të kalojnë përmes COVAX.

Këto rregullime bilaterale rrezikojnë të ndezin flakët e pabarazisë së vaksinave”, tha ai, pa shpjeguar pse donacionet që anashkalojnë COVAX ishin problematike./e.b-abcnews.al

The post OBSH: Shpërndarja e vaksinave mes vendeve të pasura dhe të varfra, një çekuilibër tronditës appeared first on Abc News.

---- ----
-----