Ballina Lajme Bota/Rajoni OBSH kërkon mbyllje të tregjeve për kafshë të gjalla

OBSH kërkon mbyllje të tregjeve për kafshë të gjalla

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjenevë, 13 prill – Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara sot u bëri thirrje shteteve ta ndalojnë shitjen e kafshëve të gjalla të zëna rob nga xhunglat, në tregjet me ushqim si masë urgjente, me vlerësimin se kafshët e egra janë burimi kryesor I paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse, si koronavirusi.

Organizata botërore e shëndetësisë, mbështetur nga partnerët kyçë, dha udhëzim të ri në të cilin thuhet se kafshët – posaçërisht kafshët e egra – “janë burim I mbi 70 për qind të të gjitha dukurive të sëmundjeve ngjitëse tek njerëzit, shumica prej të cilave janë shkaktuar nga viruset e reja”.

Prejardhja e koronavirusit para më shumë se një viti është burim I spekulimeve intensive, me ç’rast pjesa më e madhe fokusohej në mundësinë se është sjellë nga lakuriqët dhe është bartur tek njerëzit përmes llojit ndërmjetës që është shitur si ushqim apo medikamente në tregjet e lagështa tradicionale kineze. Pandemia ër here të parë u paraqit në qytetin Vuhan të Kinës.

OBSH e potencoi rrezikun nga bartja e drejtpërdrejtë e dukurisë së sëlmundjeve ngjitëse të njerëzve të cilët vijnë në kontakt me lëngje trupore të kafshës së infektuar dhe e theksoi “rrezikun plotësues” për “kapjen” e tij ku janë vendosur kafshë të tilla apo lokacione që kanë mundur të jenë të kontaminuar me viruse të tilla.

Në nivel global, tregjet tradicionale mund të luajnë rol qendror në sigurimin e ushqimit dhe mjeteve për jetë për popullatën e madhe”, thuhet më kumtesën e OBSH-së. megjithatë, “ndalesa për shitje të kafshëve mund ta mbrojë shëndetin e njerëzve – edhe atyre që punojnë atje edhe atyre që blejnë atje”.

The post OBSH kërkon mbyllje të tregjeve për kafshë të gjalla appeared first on KOHA.

---- ----
-----