Ballina Shëndetësi OBSH jep alarmin/ 5 të vdekur në minutë, për shkak të...

OBSH jep alarmin/ 5 të vdekur në minutë, për shkak të trajtimeve të gabuara mjekësore

18
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli për të parën herë në 17 shtator “Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve”, me shpresën se në këtë mënyrë, thotë DW, do të arrijë të tërheq vëmendjen tek ky ngërç.

2,6 milionë vetë vdesin çdo vit për shkak se janë bërë viktima të trajtimeve të gabuara mjekësore apo ilaçeve jo të duhura.

Që do të thotë, 5 të vdekur në minutë, një shifër alarmante kjo e cila ka detyruar OBSH-në të japë alarmin të kërkojë veprime konkrete.

Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, ndërsa në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulëta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore.

Gama e gabimeve është e madhe – që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit. Në statistikat e OKB-së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët. Një arsye është edhe hierarkia e fortë në spitale, ku personeli vartës nuk guxon të hapë gojën, apo punonjësit kanë heshtur nga frika e pasojave. sipas ekspertëve me një siguri më të mirë për pacientët, kursehen para, sepse pacientët e trajtuar gabim duhet të trajtohen më vonë shumë gjatë në klinika.