Ballina Sport OBSH i kërkon Bjellorusisë të ndalojë eventet sportive: Po shtohen rastet me...

OBSH i kërkon Bjellorusisë të ndalojë eventet sportive: Po shtohen rastet me COVID-19

10
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë i kërkon Bjellorusisë që të ndalojë eventet sportive që, ashtu si kampionati i futbollit, po zhvillohen me dyer të hapura. Apeli është bërë në kryeqytetin Minsk nga doktor Patrick O’Connor, pjesë e task force të OBSH, që kanë udhëtuar në Bjellorusi për të parë nga afër situatën në ish-republikën sovjetike.

“Nga të dhënat që kemi është e qartë se këtu është një rritje e vazhdueshme e rasteve pozitive, të cilat dyfishohen çdo dy-tre ditë”. Nga ky konstatim ka ardhur edhe apeli për të rritur masat e sigurisë dhe izolimit dhe në veçanti të pezullohen manifestimet në masë, si ato sportive”, tha ai.

Kampionati bjellorus ka 16 skuadra dhe aty aktivizohen edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Dinamos dhe Tiranës, Elis Bakaj dhe lojtari i kombëtares Asdren Llullaku.

Ministri bjellorus i Shëndetësisë, Vladimir Karanik, u përgjigj se “pezullimi i kampionateve nuk është një vendim që i takon”.

-----