Ballina Lajme Bota/Rajoni OBSH: Ende nuk ka ardhur më e keqja e COVID-19, kemi të...

OBSH: Ende nuk ka ardhur më e keqja e COVID-19, kemi të bëjmë me një vrasës serioz

158
SHPËRNDAJE

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mendon se bota ende nuk është përballur me më të keqen e pandemisë së COVID-19. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se bota duhet të veprojë së bashku në një shkallë kombëtare dhe globale për të kapërcyer pandeminë.

Ai përsëriti thirrjet e tij për solidaritet global dhe unitet kombëtar dhe paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, më shumë njerëz do të vdesin.

“Pa këta të dy, na besoni, na pret më e keqja. Le ta parandalojmë këtë tragjedi. Ky është një virus i tillë që shumë njerëz ende nuk e kanë kuptuar. Ky virus ka lloje të reja të shprehive ngjitëse. Është shumë ngjitëse ashtu si gripi. Është një vrasës serioz si SARS dhe MERS. Ka kombinime të rrezikshme”, tha ai.

Ai gjithashtu mohoi pretendimet e SHBA-së që OBSH-ja fshehu informacionet nga vendet anëtare.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Vuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

-----