Ballina Lajme Bota/Rajoni OBSH dhe koronavirusi/ “Pasardhësi” i Merkel del haptas pro Trump, ja deklarata...

OBSH dhe koronavirusi/ “Pasardhësi” i Merkel del haptas pro Trump, ja deklarata e fortë

62
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi në një intervistë, se presidenti i SHBA, Donald Trump nuk gabon në insistimin e tij që Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të reformohet, por paralajmëroi që lëvizje të tilla duhej të prisnin deri më mbarimin e pandemisë.

Në një intervistë me “Financial Times”, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn theksoi se Trump, i cili ka kërcënuar të ndërpresë fondet nëse OBSH nuk bën ndryshime të mëdha, “ka të drejtë”.

----

“Ne duhet të kuptojmë saktësisht se ku shkojnë paratë”, tha ai, duke shtuar se reformat duhet të synojnë “qeverisjen dhe përgjegjshmërinë e OBSH”.

Sidoqoftë, Spahn theksoi se për këto diskutime duhet të prisnin derisa të kalonte pandemia.

“Në mes të një krize, kur zjarret janë duke u shuar, nuk flitet për reformimin e zjarrfikësve”, theksoi Spahn duke shtuar se do të ishte “shumë keq” që SHBA të linin organizatën.

Spahn, 40 vjeç, shpesh diskutohet si pasardhës i mundshëm i kancelares Angela Merkel.

----- ----