Ballina Lajme nacionale O kryetar dil nga zyra/Qytetarët futen me forcë brenda bashkisë së Vlorës

O kryetar dil nga zyra/Qytetarët futen me forcë brenda bashkisë së Vlorës

24
SHPËRNDAJE

Dhjetëra banorë të fshatit Trevëllazër në Vlorë po protestojnë në ambientet brenda Bashkisë së qytetit, për ujë të pijshëm dhe rrugë.

Ata kërkuan fillimisht takim me kryetarin Dritan Leli, por ai nuk ndodhej aty. Banorët vazhdojnë të qëndrojnë brenda ambienteve të bashkisë së Vlorës duke thirrur, “Duam ujë, duam rrugë”.

Banorët protestojnë dhe kërkojnë ujë dhe rrugë. Në këtë fshat prej kohësh mungon uji i pijshëm, ndërsa kanë munguar edhe investime në infrastrukturë. Për të monitoruar situatën, të pranishme në bashki janë edhe forca të policisë.

Një pjesë e banorëve janë futur në hollin e Bashkisë, po pa mundur që të takohen dot me kryetarin e Bashkisë.

‘’Duam rrugë, duam ujë. Kryetar dil nga zyra”, kanë qenë vetëm disa nga thirrjet e banorëve, të cilët shtojnë se mungesa e infrastrukturës ka bërë që nga kjo zonë të ketë lëvizje të shumta të të rinjve kryesisht.

 

 

-----