Ballina Lajme nacionale Nxehet keq Meta: Monika më dogji mandatet, shpirti im e di se...

Nxehet keq Meta: Monika më dogji mandatet, shpirti im e di se ça kam hequr!

12
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta është acaruar keq në deklaratën e sotme për mediat teksa i sqaroi gazetarëve se ai ka qenë kundër djegies së mandateve nga opozita.

Ai zbuloi se ka qenë në Gjermani kur opozita vendosi të djegë mandatet dhe nëse do të kishte qenë në Shqipëri do ta kishte penguar një akt të tillë.

“Tani ta dinë gjithë shqiptarët se po të isha unë këtu opozita s’do ti braktiste mandatet. Unë isha në Gjermani se shpirti im e di jo i Monikës. Po të paktën ish-partia që unë kam drejtuar s’do ti digjte. Akoma se e di unë çfarë kam hequr për ta shpëtuar LSI. Se çkam hequr unë nga marrëveshja e 17 majit, se këtë po bën edhe Luli tani që të tregoj se s’është njëlloj me atë dhe dogji mandatet”, tha Meta.