Ballina Teknologji Numri i telefonit, hakimi me i demshem qe mund te keni

Numri i telefonit, hakimi me i demshem qe mund te keni

43
SHPËRNDAJE

Shumë njerëz, kur duan të mbrojnë të dhënat personale, ruajnë më shumë PIN-in ose kartën e bankës.

Por një mënyrë edhe më e rëndë për t’u dëmtuar nga hakerat është marrja e numrit të telefonit.

Kjo ndodh për arsyen se shumë aplikacione dhe shumë shërbime, që nga bankat e deri te të tjera, i autorizojnë aplikacionet e tyre duke bërë një verifikim nëpërmjet numrit të celularit.

Hakerat përdorin mënyra nga më të ndryshmet për t’ju marrë numrin. Po e morën, mund të kenë akses te çdo gjë që ka lidhje me jetën tuaj.

Një nga mënyrat është të blejnë numër te një kompani tjetër dhe të telefonojnë kompaninë tuaj, t’i thonë punonjësit që kanë humbur numrin, ose që ia kanë vjedhur.

Për këtë arsye, nëse një ditë ndodh që numri juaj nuk punon, hamendësoni më të keqen dhe kontaktoni urgjentisht me kompaninë e telefonit që të bllokohet përdorimi i numrit tuaj derisa të zgjidhet situata.

The post Numri i telefonit, hakimi me i demshem qe mund te keni appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.