Ballina Lajme Bota/Rajoni Numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë tejkaloi 123 milionë

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë tejkaloi 123 milionë

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Uashington, 20 mars – Numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë tejkaloi 123 milionë që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të faqes Uorlldmeters.

Si pasojë e virusit deri më tani kanë ndërruar jetë 2,7 milionë persona, ndërsa 99,1 milionë janë shëruar.

Numri i rasteve aktive për momentin është 21,1 milionë, prej të cilëve 0,4 për qind janë në situatë kritike.

Gjatë 24 orëve të fundit, në botë janë regjistruar më shumë se 535.000 raste të reja me koronavirus, ndërsa gati 10.000 persona kanë ndërruar jetë, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në raportin ditor të OBSH-së theksohet se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 535.860 infeksione të reja dhe 9.868 raste të vdekjes.

Në Evropë janë regjistruar 233.900 raste të reja.

Vijojnë Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut me 195.970 dhe Azia Juglindore me 49.211 të sapoinfektuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende kanë më së shumti raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 29 milionë, pas çka vijojnë Brazili dhe India me më shumë se 11 milionë të infektuar.

The post Numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë tejkaloi 123 milionë appeared first on KOHA.

---- ----
-----