Ballina Lajme Bota/Rajoni “Nuk shoh dot nipin”, vret veten gjyshi në Itali

“Nuk shoh dot nipin”, vret veten gjyshi në Itali

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

“Nuk mund ta shoh dot nipin tim. Nuk ka më kuptim të jetoj kështu.”  Me këto pak fjalë të shkruara në një copë letër e dha lamtumirën një i moshuar në Savona, i cili pas shumë ditësh karantine vrau veten duke u hedhur nga një dritare e shtëpisë.

Një gjest ekstrem që mund të mos jetë i izoluar, thotë Ansa. Ditët e fundit, dy të moshuar të tjerë nga Savona janë vetëvrarë, dukshëm të stresuar nga detyrimi për të qëndruar mbyllur në shtëpi, pa e pasur mundëisnë të shkëmbenin dy fjalë me miqtë ose për një lojë me letra.

----

“Nuk duhet të ndiheni vetëm, kjo është një fazë kalimtare, që do të kapërcehet  “, thotë Carlo Vittorio Valenti, drejtor i Departamentit të shëndetit mendor dhe varësive i Asl 2 të Savonës.

“Mund të ndodhë që të ndiheni të demoralizuar në këtë suituatë”, shpjegon Valenti. “Të moshuarit nuk mund të shohin fëmijët dhe nipërit e mbesat, por shpejt do të arrijnë ta bëjne sërish. Qendrat e shëndetit mendor janë gjithmonë të hapura dhe nëse situata është serioze, operatorët tanë mund t`I shkojnë gjithashtu njerëzve në shtëpi”,  ka shtuar ai.

----- ----