Ballina Sport Nuk prodhojnë dot sinjalin, borxhet e “Digitalb” mund të lënë tifozët pa...

Nuk prodhojnë dot sinjalin, borxhet e “Digitalb” mund të lënë tifozët pa parë ndeshjen Shqipëri-Kosovë

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një lajm i keq vjen për tifozët shqiptare, në prag të ndeshjes miqësore, Shqipëri-Kosovë, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”, më 11 nëntor.

Pavarësisht se kjo është një ndeshje zyrtare, e detyruar nga UEFA, tifozët mund të mos e kenë shansin që ta ndjekin atë nëpërmjet televizorit.

----

Sikur mos mjaftonte mosprania e tifozëve në stadium për shkak të pandemisë COVID-19, tashmë ndeshja mund të mos transmetohet as në TV.

Duke parë rëndësinë që ka kjo sfidë e për mbarë tifozët shqiptarë, është krijuar një situatë kaotike dhe shkak bëhet mungesa e sinjalit nga ana e Digitalb, i cili ka edhe të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të kombëtares shqiptare. Kur jemi vetëm 2 ditë para ndeshjes, Digitalb nuk arrin dot të prodhojë sinjalin e kësaj ndeshje dhe rrjedhimisht nuk mund ta shpërndajë atë në asnjë Broadcaster tjetër. Këtu humbet mundësia që ndeshja të transmetohet edhe në televizione të tjera jashtë Shqipërisë.

Shanset që kjo ndeshje të mos transmetohet askund, janë të mëdha, pasi Digitalbi deri në momentin që flasim ka dështuar në realizimin e sinjalit. Digitalb i kërkuar kompanisë NGS Production (Kompani që prodhon sinjale transmetimi), ta prodhojë ajo sinjalin e ndeshjes dhe më pas t’ia japë Digitalbit, por këta të fundit kanë refuzuar në mënyrë kategorike. Kjo pasi Digitalbi i ka detyrime të vjetra, të pashlyera (qindra mijëra euro) kësaj kompanie dhe kjo e fundit nuk ka marrë përsipër të prodhojë sinjalin për këtë përballje.

Nisur nga kjo situatë, është shqetësuar UEFA dhe ka kërkuar menjëherë infoormacion në lidhje me transmetimin apo jo të ndeshjes.

Sipas burimeve, UEFA, ka kërkuar një zgjedhje të ndërmjetme, duke tentuar edhe negociatat me RTSH për ta prodhuar këta të fundit sinjalin dhe për ta transmetuar si ekskluzivitetin e tyre, por është pengesa Digitalb në mes. Deri në këto momente, gjithçka është e errët dhe nuk dihet ende nëse tifozët shqiptarë do kenë apo jo shansin të shohin nëpërmjet ekranit “vllazëroren” e 11 nëntorit, kjo për shkakun se Digitalb nuk shlyen detyrimet dhe lë tifozët të cilët edhe pse paguajnë rregullisht abonimet e tyre, nuk mund ta shohin ekipin e tyre kombëtar qoftë edhe nga ekrani i televizorit./CNA.al

----- ----