Ballina Showbiz Nuk pritej nga ajo, Dafina tregon të “metat” që i ka

Nuk pritej nga ajo, Dafina tregon të “metat” që i ka

37
SHPËRNDAJE

Askush në këtë botë nuk është perfekt.

Që nga fillet e karrierës Dafina Zeqiri ka qenë e përfolura e estradës së muzikës shqiptare.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa publikon imazhe video të ndryshme nga jeta publike, por edhe private,

Ajo kohët e fundit po sjell fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në poza provokuese në bikini duke ekspozuar tatuazhet, por edhe linjat seksi trupore.

Por si rrallëherë Dafina nuk ka ngurruar të tregojë se ka edhe defekte trupore, me të cilat është mësuar dhe po jeton pa komplekse e shumë personalitete tjera i mshefin me gjithë forca.

“Unë kam celulit, zgjerim venash, madje edhe dje gjeta një. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua edhe strijat. E di që “disa” njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe Dielli bëjnë magji. Sepse ti je magjike me të metat dhe me gjithçka që ke”, ka shkruar fillimisht këngëtarja.“Modeli i flokëve? Më pëlqen. Kjo është ajo që ka rëndësi! Të pasmet e vogla? Po, i dua! Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë. Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa. Bëj çfarë të duash, kush është perfekt? Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”, shkroi Dafina.

-----