Ballina Lajme nacionale Nuk po pajtohet assesi me vdekjen e nënës, këshilltarja e Haradinajt mallkon...

Nuk po pajtohet assesi me vdekjen e nënës, këshilltarja e Haradinajt mallkon burrin që ia mori asaj jetën

145
SHPËRNDAJE

Disa ditë pas vdekjes tragjike që ndodhi në Prizren, Diellza Hoti, këshilltarja e Ramush Haradinajt ka bërë një shkrim prekës për nënën e saj e cila u privua nga jeta mizorisht nga bashkëshorti i saj.

Hoti ka shkruar në rrjetin social Instagram disa fjalë prekëse në kujtim të nënës së saj.

Postimi i saj i plotë:

“Po më fillon e mbaron dita pa ty, pa thirrjet e përqafimet tua, po pres që po të shoh e po pres me bisedu bashkë si gjithmonë, po më dhemb që çdo qosh i shtëpisë u errësu sepse po i mungon drita e buzëqeshjes tënde, më e bukura që e kam pa ndonjëherë. Ti mam, lulja e njomë, je symbol i bukurisë, çiltërsisë dhe heroizmit. Ty unë t’a kam lakminë për shpirtin fisnik që e ke pasë e për fuqinë e jashtëzakonshme me dominum çdo sfidë. Ti sot padrejtësisht nuk je në mesin tonë, por je në parajsë e po më mbron nga lart, e unë të premtoj që krejt dhimbjen që po e ndjej do t’a kthej në forcë e do t’a vazhdoj rrugëtimin tënd të drejtë. Përjetësisht në zemrën time, të dua mam”.

Kujtojmë që pak ditë më parë në Prizren është privuar nga jeta me 15 plumba Armenda Aliu nga burri i saj.