Ballina Lajme nacionale Nuk po ndalen grabitjet në Kosovë, ja ku ndodhi e fundit

Nuk po ndalen grabitjet në Kosovë, ja ku ndodhi e fundit

22
SHPËRNDAJE

Nuk po ndalen grabitjet në vendin tonë.

Së fundmi, cak i hajnave ka qenë një pompë e derivateve në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Mirëpo, grabitje të këtij lloji kanë ndodhur po dje edhe në disa qytete të tjera të Kosovës.

Një pompë derivatesh të mërkurën ishte cak i hajnave. Nga aty, vodhën rreth 1 mijë euro.

Këtë herë, cak i grabitësve ishte një pikë karburanti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Persona me mjete të zjarrit të gjata, mbrëmjen e se mërkurës, kanë hyrë brenda marketit të kësaj pompe derivatesh.

Ndërkohë, hajnat nga aty duket që nuk dolën duarthatë.

E me t’i marrë paratë, grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkohë rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.

Nga ky organ i sigurisë, kanë bërë me dije se janë duke zhvilluar hetime për të kapur autorët.

Ndërkohë, ditë më parë, një tjetër grabitje ndodhi në një fshat të Gjakovës.

Aty personat e maskuar, nën kërcënimin e mjeteve të zjarrit, rrahën njërin nga punëtorët, dhe arritën të marrin rreth 435 euro.

Pos Gjakovës, grabitje të tilla pati edhe në rajonin e Prizrenit.

I tillë ishte edhe rasti në që ndodhi në fashtin Piranë të këtij qytetit.

Aty, dy persona kryen një grabitje, ku vodhën rreth 1 mijë euro dhe një sasi të cigareve.

Ndërsa të shtrirë përtokë kishin lënë njërin nga punëtorët.

Grabitje të shpeshta në Kosovë, ndodhën edhe gjatë tërë viti 2018.

Madje pati raste edhe kur policët u privuan nga jeta në përleshje me grabitësit.

Kjo ndodhi në Istog kur në tentim për të ndalur një grabtitje polic Izet Dema, u vara në detyrë.

Pa shenja jete në këtë rast mbeti edhe grabitësi, Kamer Metaj, teksa po përpiqej të ikte nga vendi i ngjarjes.

-----