Ballina Lajme Bota/Rajoni Nuk përmbahen britanikët, festë dhe alkool gjithë natën për “Brexit” (FOTO)

Nuk përmbahen britanikët, festë dhe alkool gjithë natën për “Brexit” (FOTO)

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas tre vjet e gjysmë bisedimesh të vështira dhe kaos politik që çuan në dorëheqjen e dy kryeministrave, Britania zyrtarisht u largua nga Bashkimi Evropian në orën 11 të mbrëmjes, sipas orës lokale në Londër.

Mbështetësit e ‘Brexit’ festuan gjatë gjithë natës, duke gëzuar më në fund lirinë e dëshiruar. Me shampanjë dhe flamuj britanikë gëzimi në fytyrat e tyre ishte më se i dukshëm.

Anëtarët e Parlamentit Evropian i dhanë një lamtumirë miqësore 73 homologëve të tyre britanikë të mërkurën, pasi miratuan kushtet e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Deputetët britanikë që mbështesin ‘Brexit’ festuan ndërsa ktheheshin në atdhe. “Ne po largohemi. Liri, demokraci, dhe vetëqeverisje. Ne kemi fituar!”, tha Nigel Farage, anëtar britanik i Parlamentit Evropian.

Të tjerët shprehën keqardhje. “Të gjithë do t’i marrë malli për përfaqësuesit britanikë. Jo për të gjithë, për shembull, nuk mendoj se do të na mungojë zoti Farage, por të gjithë të tjerët, po”, tha Guy Verhofstadt, anëtar belg i Parlamentit Evropian.

Ndërsa Bashkimi Europian dhe Britania fillojnë bisedimet mbi të ardhmen e marrëdhënieve të tyre, shumë çështje mbeten të paqarta, përfshirë lëvizja e lirë e qytetarëve.

---- ----
----
-----
-----