Ballina Lajme nacionale Nuk ndalen protestat në Serbi, përmendet edhe Kosova

Nuk ndalen protestat në Serbi, përmendet edhe Kosova

42
SHPËRNDAJE

Po vazhdojnë protestat në Serbi.

Për të 27-ën të shtunë me radhazi kanë vazhduar protestat kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Beograd.

“Një në pesë milionë”, ka mbledhur sot mijëra tubues para objektit të Radio Televizionit të Serbisë, të cilët më pas kanë vazhduar për në sheshet kryesore të kryeqytetit serb.

Pjesëmarrës në këtë protestë ishin njerëz të profileve të ndryshme, përfshirë gazetarë e artistë, të cilën bën thirrje nacionaliste ndaj Kosovës.

Marija Janjusheviq, organizatore e protestës, shpalosi një transkript në të cilin shkruhej “Kosova është Serbi”.

Madje ajo i falënderoi lojtarët serbë të Malit të Zi si dhe trajnerin që nuk pranuan të luajnë mbrëmë kundër Kosovës.

Kosova u përmend edhe në protestën e javës së kaluar në Beograd

Aty protestuesit e kishin akuzuar Vuçiqin se në bashkëpunim me Prishtinën e kishte organizuar aksionin e Policisë në Veri.

-----