Ballina Lajme Bota/Rajoni Nuk ndalen kinezët, edhe pas koronavirusit shesin në treg minj dhe qen...

Nuk ndalen kinezët, edhe pas koronavirusit shesin në treg minj dhe qen (FOTO)

137
SHPËRNDAJE

Kafshë të frikësuara, që janë vendosura në kafaze të ndryshkura njëra mbi tjetrën, janë pjesë e skenës që është parë sërish në tregjet kineze.

Megjithëse mishi i lakuriqit konsiderohet të jetë shkaktari, që e solli koronavirusin te njeriu, sërish ky produkt po vazhdon të shitet në Kinë, krahas maceve dhe qenve.

Në hapësira të përgjakura, shihet duke u rrjepur edhe lepuj dhe rosa, derisa disa shitës relamojnë edhe medikamente të krijuara nga speciet e ndryshme si akrepat, gjarpërinjtë dhe merimangat.

Kjo vjen vetëm disa ditë, pasi Pekini nisi të festoi fitoren mbi coronavirusin dhe iu kërkoi banorëve që të dalin si zakonisht, në mënyrë që të rikthejnë humbjet e mëdha ekonomike.

Teksa shumë shtete të botës janë mbyllur, në Ëuhan të Kinës ku u shfaq së pari koronavirusi, jeta ka filluar t’i kthehet normalitetit.

Por, autoritetet nuk po bëjnë asgjë që të ndalojnë traditën e ngrënies së kafshëve të egra, si pasojë e të cilave, besohet të jetë transmetuar infeksioni deri te njeriu.

-----