Ballina Sport “Nuk na ngelet hatri”, Kukësi merr vendimin për Gjokën

“Nuk na ngelet hatri”, Kukësi merr vendimin për Gjokën

11
SHPËRNDAJE

Eliminimi nga tur i parë në Europa League ka sjellë shkarkimin e trajnerit të Kukësit, Ernest Gjokës.

Tashmë presidenti i verilindorëve Safet Gjici duhet të mendojë për të emëruar trajnerin e ri, teksa edhe nga deklarata e klubit, objektivat do t’i ketë të qarta për sezonin e ri, fitimi i titullit kampion në Superligë.

Gjasat më të mëdha janë që në stolin e Kukësit të ulet Ilir Daja, tekniku që kohët e fundit po përflitej për një rikthim te Skënderbeu.

Pas aventurës së fundit me Flamurtarin, trajneri Daja pritet të marrë drejtimin e nënkampionëve të Shqipërisë, teksa shihet si njeriu i duhur për të përmbushur objektivat e klubit.

The post “Nuk na ngelet hatri”, Kukësi merr vendimin për Gjokën appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----