Ballina Lajme Bota/Rajoni “Nuk më hiqet mendja nga ajo që shoh në spital”/ Rrëfimi prekës...

“Nuk më hiqet mendja nga ajo që shoh në spital”/ Rrëfimi prekës i mjekes italiane

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

L.B. mjeke kirurge në spitalin e Treviglios, edhe brenda banesës së saj ajo mban maskë, për të mos infektuar të shoqin dhe dy fëmijët e vegjël.

----

“Nuk jemi heronj”, thotë mjekja, ndërsa tregon sesi I ka prerë shkurt fare flokët e gjatë bionde nga frika se aty mund të mbetej diçka.

“Kur jam duke u afruar, i them bashkëshortit të largojë fëmijët; shkoj drejt e një banjo, i heq rrobat dhe i fus menjëherë për t`u larë, qëndroj në dush 40 minuta duke fërkuar fort lëkurën me ujë dhe sapun. Pastaj vë maskën, dhe sërish, fëmijët i mbaj në distancë”. Por edhe aty nuk i hiqen nga mendja pamjet që sheh në spital.

“E dua këtë profesion, por ne si mjekë nuk duhet të vihemi në situata të tilla. Këtu nuk ka numra, ka emra e mbiemra. Ka përgjegjësi. Zona e kuqe duhet të ishte vendosur menjëherë. Studimet epidemiologjike ishin të qarta që nga fillimi në Wuhan, shkenca nuk është opinion”, shprehet ajo, duke kujtuar momentet e dhimbshme që pacientët i kërkojnë që t`I çojë mesazhet e tyre të afërmve, dhe rastin e një të sëmuri që duke e kuptuar se ç`po ndodhte, i ishte lutur që t`i thoshte të shoqes se e donte.

----- ----