Ballina Lajme Bota/Rajoni Nuk mbajti premtimin, banorët lidhin te pema kryetarin e komunës

Nuk mbajti premtimin, banorët lidhin te pema kryetarin e komunës

90
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Nuk mbajti premtimin, banorët lidhin te pema kryetarin e komunës

Oscar Ramirez, kryetar komune në qytetin jugor meksikan Chiapas është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ujësjellësin e ri.

Ramirez po prezantonte një seri projektesh publike që u kishte premtuar banorëve, duke ua prezantuar edhe ujësjellësin e vjetër si një premtim të mbajtur.

Përfaqësues të pakënaqur nga 11 komunitetet nga të cilat përbëhet qyteza në kufi me Guatemalën, ngritën pyetje të zemëruar ndaj Ramírez për gjendjen e rrënuar të sistemit të ujit të pijshëm dhe më pas e kapën atë duke e mbajtur kundër dëshirës së tij për njëfarë kohe.

“Ai na premtoi se do të bënte një punë të mirë për njerëzit e Comalapa, por kjo ishte e gjitha një mashtrim sepse sistemi i ujit nuk punon mirë”, tha një nga banorët.

Por kryetari i komunës doli në rrjetet sociale dhe e mohoi incidentin, duke thënë se nuk ishte lidhur në pemë.

“Ata nuk më lidhën”, tha ai. “Ishte një takim me 11 përfaqësues të zonave në Comalapa për prezantimin e sistemit të ujti të pijshëm”.

Nuk mbajti premtimin, banorët lidhin te pema kryetarin e komunës
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----