

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, fjalën para votimit të qeverisë, e ka nisur me falënderime për të gjithë ata që ndihmuan në luftimin e koronavirusit apo siç e quajti ai “armikun e padukshëm”.
Ai tha se pranimi i kandidaturës për kryeministër ishte një sfidë jo e lehtë për të. Hoti ka premtuar sot se me të në krye të qeverisë nuk do të ketë shkëmbim territoresh.
Ai tha se prioritet dialogu i udhëhequr nga BE dhe SHBA por territoret nuk preken dhe ai nuk do e lejojë një plan apo projekt për shkëmbim me Serbinë.
“Prioritet do të jetë edhe marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territorit”, tha Hoti.